Malaj: Nesër KE diskuton për teatrin, që u shemb nga pseudo Rilindja

21 Qershor 2020, 22:39| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 22:40

  • Share

Ish deputetja e LSI, Nora Malaj shkruan se ditën e nesërme Komisioni Europian do të mblidhet për të diskutuar çështjet kryesore që po ndodhin në Europë, ndërsa në rendin e ditës është vendosur edhe Shqipëria. Ajo shprehet se kryetari i Marrëdhëniet me Jashtë në PE, David McAllister, në pikën 10 të rendit të ditës ka thënë do të flitet rreth situatës aktuale në vendin tonë, por dhe shembjen e teatrit.

Malaj tha se me shembjen e teatrit, kjo qeveri tregoi se me sa djallëzi dhe e paaftë është.

"Përsëri për Teatrin në Parlamentin Europian! Nesër Parlamenti Evropian mblidhet sërish për Teatrin. Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian z. David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri. Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare). Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online. Kush ka dëshirë është i ftuar ta ndjekë atë nga ora 16:45 deri në orën 18.45 nën linkun e mëposhtëm:

https://multimedia.europarl.europa.eu/…/afet-committee-meet…

Kur të kalojnë disa vite historia do të shkruaj se Teatri Kombëtarë u ndërtua në kohën e pushtimit fashistë , por u prish në kohën e udhëheqjes së pseudo Rilindjes , që mund të quhet pa frikë, në kohën e neofashizmit. Se kjo qeveri veproi turpërisht dhe me djallëzi , duke treguar sesa e dobët dhe e paaftë , tradhtare ishte. Tashmë ka mbërritur ora të thuhen dhe të njihen ca te vërteta që dhëmbin edhe para ndërkombëtarëve, në shkatërrimin e dhimbshëm të trashëgimisë kombëtare nga qeveria e hajnve", shkruan Malaj.

Komento

Komente

  • O tej: 21/06/2020 23:01

    Te kishim ca qereste do ta benim prape teatrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?