Policia malazeze në vendngjarje

Mal i Zi/ Vrasja e Edmond Mustafës në Tivar, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

27 Shkurt, 13:21| Përditesimi: 27 Shkurt, 13:33

  • Share

1709036649_policiamalazeze.JPG

Policia malazeze ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Edmond Mustafës në Tivar mëngjesin e sotëm. Siç bëjnë me dije mediat vendase është vënë në pranga Dino Ibrahimovic.

Ka qenë prokurorja Irena Buric që ka konfirmuar arrestimin e Dino Ibrahimovic, i cili dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve shpërthyese. Ai është dërguar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë në Podgoricë. Prokurorja për mediat nuk dha sqarime mbi motivin e vrasjes së Mustafës, por tha se do të hetohen të gjitha aspektet që lidhen me vrasjen.

Edmond Mustafa ishte i përfshirë në një organizatë kriminale dhe dyshohet se vrasja ka qenë prej një grupi tjetër rival në zonë.


Lajmi kryesor:

EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal, vritet shqiptari në Malin e Zi! Arrestohet autori i dyshuar


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?