Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Fier, plagosen 2 shoferët dhe 1 pasagjer (VIDEO)

5 Nëntor 2022, 10:31| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 10:49

  • Share

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në aksin Fier-Mallakastër.

Mësohet se drejtuesi i mjetit E.R, 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 13 të plagosur në disa qytete, 1 në gjendje të rëndë


M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?