Makinat përplasen 'kokë më kokë' në aksin Dimal-Kuçovë, përfundojnë në spital dy shoferët dhe pasagjeri (Video)

27 Dhjetor 2023, 16:32| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 16:54

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Dimal-Kuçovë.

Dy makina, Mercedes Benz dhe Nisan janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjerën.

Si pasojë e përplasjes së fortë të dyja makinat janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti i rëndë është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?