Makinat e vjetra shkaktare të ndotjes dhe të vdekjeve gjatë aksidenteve! Inxhinieri: Shteti të stimulojë importin e makinave të reja

19 Shkurt, 18:45| Përditesimi: 19 Shkurt, 18:58

  • Share

Makinat e vjetra në qarkullim janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit dhe njëherësh më pak të sigurta në rrugë. Inxhinieri nga Korça Neritan Çuni thotë se mjetet me moshë 20-vjeçare rrisin riskun për fatalitete gjatë aksidenteve pasi nuk janë të pajisur me jastëkë ajri (airbag). Për të ulur moshën mesatare të automjeteve duhet të ketë një stimul nga shteti.

“Reflekton direkt në ndotje dhe në sigurinë rrugore. Njerëzit që kanë mundësi financiare duhet të ketë një stimul nga shteti. Siç aplikohet ne vendet e BE-se, që mund të çosh makinën e vjetër dhe të subvecionohet për të marrë një makinë të re", tha  inxhinieri.

Sa i përket importit, Drejtoria e Transportit Rrugor ka vendosur që nga 1 janari i këtij viti të futen vetëm autoveturat “Euro-4”, që përkon me vitin e prodhimit 2009 e lart.

“Ne aktualisht kemi ligjin për importin e makinave “euro 4”, por nuk zgjidhet problemi se në qarkullim ka shumë makina të vjetra”.

Në raportin e publikuar nga INSTAT në tetor 2023 rezulton se 51.1% e autoveturave që qarkullojnë në vend janë me moshë 11-20 vite, pra mjete të prodhuara në 2002 deri në 2011. Kategoria e dytë, që zë 40,9% të totalit janë makina mbi 20-vjeçare.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doganieri: 19/02/2024 21:57

    Po shteti mezi pret te te gjobisi. Sa me e re makina aq me shtrenjt paguan dogane ndersa te vjetrat paguajne me lire. Dhe dogana per reference bazohet ne cmimet e revistes italiane me te shtrenjte ne europe

    Përgjigju
  • Besi: 19/02/2024 20:52

    eshte e drejte te kete nje stimul subvencionimi per autoveturat euro 4 duke perfshire dhe zonat e lira ekonomike si operatore te favorizuar ne import

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?