Makinat e vjetra dyndin rrugët e Shqipërisë! Mbi 262 mijë autovetura janë mbi 20-vjeçare, prodhuar para vitit 2002

13 Tetor 2023, 15:09| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 15:51

  • Share

Të fiksuar pas makinave të vjetra apo nuk arrijnë të përballojnë blerjen e një makine të re? Kjo është pyetja që ngrihet pas raportit të publikuar nga INSTAT, ku rezulton se pjesa dërrmuese e makinave që përdoren në Shqipëri janë mbi 11- vjeçare.

Konkretisht 51.1% e autoveturave që qarkullojnë në vend janë me moshë 11-20 vite, pra mjete të prodhuara nga viti 2002-2011.

Kategoria e dytë ose 40,9% e totalit të makinave që qarkullojnë në vend, janë prodhuar përpara vitit 2002, pasi jetëgjatësia e tyre është mbi 20-vjeçare.

Në Shqipëri janë të regjistruara 639.379 autovetura gjithsej ku mbi 262 mijë janë me vit prodhimi përpara vitit 2002, kurse mbi 326 mijë mjete janë të prodhuara në harkun kohor 2002-2011.

Këto mjete kanë një nivel ndotje edhe më të lartë, për shkak të vjetërsisë së tyre, çka përkthehet në ajër më të ndotur në rrugët e Shqipërisë.

Për të frenuar futjen e makinave të vjetra dhe të përdorura në vend DPSHTRR, ka vendosur që prej 1 janarit të këtij viti të mos hyjnë në vend makina të prodhuara përpara vitit 2007.

Më pas janë makinat me jetëgjatësi 6 deri 10 vjeçare, që zënë 5.5% të totalit, kurse makinat e reja me vit prodhimi nga 2017-ta, është vetëm 2.5% e totalit të autoveturave që përdoren në vend. Shumica e mjeteve janë me kambio manuale dhe me konsum naftë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/10/2023 00:51

    Nuk eshte ndonje gje e madhe te kesh makine te vjeter,tek ne ka plot makina qe jane jo vetem nga vitet 2000',90',por dhe me te vjetra.Ato te vjetrat fare preferohen nga fansat e koleksionistet e atyre modeleve,te vjetrat me moshe mesatare nga vitet 90-2000 preferohen nga te rinjte,nga ata me pamundesi financiare dhe nga ata qe jane fillestare per ngarje makine,sepse jane shume te lira.I vetmi problem me vjetersirat eshte se kur i shet del me humbje se shiten lire,por si i thone fjales,u ke nxjerre uje te zi,perpara se t'ju japesh duart.S.d.q makina te markave super te shtrenjta per te shitur mend nuk shikon.

    Përgjigju
  • adi: 13/10/2023 16:14

    rrisni rrogat dhe e nderrojme makinen. e imja eshte e 2003 psh AS SKAM NDERMEND TA NDERROJ. punen e ben, sherbimet ja bej. cte bejm perpara te blejme makine, apo shpite qe kan vajt nga 150k euro ne allias? atje dhe 50k i ka teper

    Përgjigju
  • feridon: 13/10/2023 15:39

    ASPAK RENDESI VJETERSIA,TIPI APO MARKA E MAKINES <natyrisht cdo njeri nga keto elemente ka influencen e vet > ne qarkullim ,ndotjen ambientit konsumin etj,AJO QE ESHTE THELBESORE GJENDJA TEKNIKE OPTIMALE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?