VIDEO Ekskluzive/Dy makina përplasen në kryqëzimin e rrugës 'Vaso Pasha' në ish-Bllok, njëra përfundon brenda dyqanit! Merr para motorin dhe 'Benzin'

14 Prill 2020, 14:36| Përditesimi: 14 Prill 2020, 17:56

  • Share

COVID-19 nuk ndal as aksidentet e frikshme automobilistike. Report TV siguron videon ekskluzive nga aksidenti i regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Vaso Pasha” në zonën e ish bllokut ku fatmirësisht ku fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Këto pamje të aksidentit bëhen edhe më të frikshme nëse nuk do të ishte karantina dhe në këtë orar lëvizjet e njerëzve do të ishin normale.

Teksa vitet kalojnë ky kryqëzim në rrugën ‘Vaso Pasha’ në zonën e ish bllokut me rrugën “Nikoll Tupe” vijon të mbetet sërish problematik ku të vetmja gjë që ndryshon janë mjetet dhe shoferët e përfshirë në aksident, skema dhe dinamika është e njëjtë. E gjithë kjo situatë vjen për shkak të fushëpamjes së kufizuar pasi në të dy kahet e rrugës parkohen makina. 

Siç shihet në Report Tv disponon, nga ky aksident e kanë pësuar dhe një tjetër automjet dhe një motoçikletë që qëndronin të parkuara në atë zonë. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Volvo” është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës, por nuk është konfirmuar zyrtarisht.

1586879553_1586876816AKSIDENTTIRAN.jpg

Makina e përfshira në aksident

Nga video e siguruar nga Report TV të aksidentit të frikshëm të regjistruar në orën 12:44 minuta të paradites së kësaj të marte në kryqëzimin e rrugës “Vaso Pasha” vihet re se një makinë po dilte nga rruga “Nikoll Tupe” duke i prerë rrugën një mjeti tjetër që vinte nga rruga “Vaso Pasha” me një shpejtësi skëterre siç duket dhe nga pamjet  .

Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në ambientet e një dyqani. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur të lënduar nga aksidenti por vetëm dëme materiale.

Ky kryqëzim i rrugës “Vaso Pasho” me rrugën “Nikoll Tupe” është një pikë burim aksidentesh pasi dhe më parë Report TV ka transmetuar videot ekskluzive të aksidenteve të frikshme të regjistruara ku fatkeqësisht janë përfshirë dhe kalimtar të rastit duke e kthyer kështu këtë aks në një tmerr për shoferët.

1586867826_aksidentbllok.jpg

Foto nga aksidenti në ish-Bllok

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 15/04/2020 11:33

    Brenda qytetit te tilla shpejtesi jane te zakonshme qe dhe policia rrugore nuk i stabilizon dot ka ardhur koha per radare elekronik qe per kondravajte nuk falin kushdo qofte qe shkel rregullat e qarkullimit

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/04/2020 08:59

    Ja rregullon eksperti shpejtesine djalit. Gjithmon ne te tilla raste faji i mbetet atij qe ska faj.

    Përgjigju
  • Hason: 14/04/2020 19:05

    Gjynaf qe ska vdek. Ai me shpejtesi duhet te kishte vdek. Me mir nje IDIOT me pak.

    Përgjigju
  • Taksixhiu: 14/04/2020 17:23

    S kane faj se makinat ja kane blere prinderit.

    Përgjigju
  • 1+1=2: 14/04/2020 16:50

    O njerez po shyqyr qe EDI RAMA ka (berë beri) autostrada , c’ne kjo shpejtësia Brenda ne Qytet .

    Përgjigju
  • Landi: 14/04/2020 15:52

    Malina Volvo ngjyre gri ka fajin, e cila nuk ka respektuar as shpejtesine, as ndalimin ne kryqezim te kontrolloje rrugen dhe as rrwgullin e krahut te djathte qe sherben per keto raste dhe qe e meson ne autoshkolle. Po person qe drejtonte mjetin Volvo ngjyre gri qenka shef krimesh dhe makinen e ka edhe me targa fallco. Ky eshte shteti Jon, e Mesa Mora vesh po fajesojne drejtuesin e mjetit tjeter

    Përgjigju
  • BESMIR SUMA: 14/04/2020 15:28

    O bedmir suma po kush i ka pa hajrin ksaj katastrofe ? Po dhe vëndet më të pasura të Ruzullit Toksor po kan probleme. Apo vetëm pargia jote rëmpall pd sdo kishte probleme o besmir suma. Se i fuste njē tok e xanme e marote puna besmir suma.

    Përgjigju
  • Shqip: 14/04/2020 15:16

    Ku po shkonte ai me shpejtesi plumbi.

    Përgjigju
    • Axha: 14/04/2020 16:38

      Tu I hik coronavirusit or tai

  • Ben: 14/04/2020 15:11

    Makina me ngjyre te hapur e ka fajin,n.q.se nuk ka pasur semafor,shpejtesi shume e madhe per bllok.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/04/2020 14:53

    Copa-copa dhe jo copash. Fjalen copash e perdorin fshataret!

    Përgjigju
    • xhejms: 14/04/2020 17:24

      zoti Kafsh Pylli, jeni superstari i shqiptares pik kom. rrespekt i larte e mirnjohje nga zelanda e re.

  • Besmir: 14/04/2020 14:51

    Po pse i manipuloni sondazhet ore sahanlepires. Po c’a mjafton kur smerr realisht asgje as nje nevojtar. Ekonomia ka prek fundin. Bisneset po falimentojne me radhe. Ju i krehni bishtin qeveriut. Turp. Media e keqperdorur

    Përgjigju
    • lavdosh: 14/04/2020 15:15

      O Besmir trimi, rrumpallist PDist. Pa me thuaj ne cilin vend te botes ekonomia nuk eshte ne krize. Si e zgjidhni je rrumpallistet? Duke shtypur para?

  • Hei e di: 14/04/2020 14:44

    Kshu esht Kur patentat blehen

    Përgjigju
    • gim: 14/04/2020 15:33

      kshu eshte kur jeta ska vlere doje te thoje, se patenten heret apo vone e merr kushdo

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?