Makina përplaset me eskavatorin e bashkisë Lezhë, 2 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë (VIDEO)

23 Nëntor 2020, 10:37| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 13:48

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës në autostradën Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Në mjet tip Golf 5 ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë, i cili po lëvizte përgjatë supestrades. 

Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i golfit B. D. nga Babrruja, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për aksidentin dhe nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia me të cilen po lëvizte automjeti.

Ndërkaq kujtojmë se ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda pak orësh në këtë zonë, pasi edhe dje një tjetër aksident është shënuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të ishull Lezhë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Një furgon mallrash përplasi për vdekje një këmbësor, në një rrugë ku dallohej qartë mungesa e ndriçimit. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoku i Gencit: 23/11/2020 11:57

    Ca barkthare me gomar E quajne veten shqiptar, Me hajdutlliqe vene lek menjane Blejne makine duke shitur nenen dhe babane, Neper rruge fluturojne si rrufe Per te marr dy grushte dhé. Pesoi gje ekskabatori??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?