Kronikë

Berat/ Makina përfundon në 15 m humnerë në Poliçan, shoferi shpëton mrekullisht, bërtet me të madhe pasi doli gjallë: Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut

22 Gusht 2021, 21:10| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 21:48

  • Share

BERAT- Mrekullitë ekzistojnë dhe një prej tyre e ka përjetuar edhe një prej shoferëve në Poliçan. Teksa kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për t'u bërë pjesë e pelegrinazhit të shenjtë, Roland Memetllari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një humnerë 15 m.

Ndonëse makina është rrokullisur disa herë, ai ka dalë gjallë nga aty dhe më pas ka bërtitur me të madhe: "Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut".

Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan rreth orën 19:45 të mbrëmjes së sotme, ku Memetllari banues në Patos të Fierit, po drejtonte makinën Benz Fuoristradë, me targa AA 029 CS teksa u përfshi në aksident rrugor, por që fatmirësisht nuk rezultoi me një fund tragjik.

1629658817_Sequence03.00090604.Still024.jpg

Makina e cila ka përfunduar në humnerë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sales: 29/08/2021 21:02

    haha po lale ai tka shpetu fiks

    Përgjigju
  • Okay: 23/08/2021 00:17

    O ti pallosh hec ma avash

    Përgjigju
    • Scutari: 23/08/2021 07:31

      Ha ha ha!! Ja ka fut me raki aty lart dhe i eshte dukur rruga drejt!!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?