Foto ilustruese

Makina përfshihet nga flakët tek rrethrrotullimi i Selitës, fatmirësisht nuk ka të lënduar

14 Shkurt 2022, 09:09| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 09:14

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burime bëjnë me dije se nga djegia e makinës nuk ka të lënduar.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik në mjet. Grupi hetimor dhe policia raportohet se ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë
Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?