Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin! I plagosuri i shtrirë në tokë, qytetarët i japin ndihmën e parë (VIDEO)

11 Janar 2022, 09:45| Përditesimi: 11 Janar 2022, 14:29

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një makinë është përplasur me një motor saktësisht në zonën e '9-katësheve'.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, qytetarët po i japin ndihmën e parë të plagosurit i cili drejtonte motorin.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë
Më datë 11.01.2022, në rrugën e "Barrikadave", mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 43 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.

1641891155_aksident.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?