Foto ilustruese

Makina përplaset me motorin e policisë në Tiranë, 2 efektivë të plagosur

26 Qershor 2023, 19:58| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 20:21

  • Share

2 efektivë të policisë të cilët po udhëtonin me motor, kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme (26 qershor) në Tiranë pasi janë përplasur me një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ‘Medar Shtylla’ dhe ‘Prokop Mima’, ku makina me drejtues shtetasin P. U., është përplasur me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?