Lezhë/ Makina futet poshtë kamionit, trupi i pajetë nxirret pas disa orësh! Viktima, studiues në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër (VIDEO)

17 Mars 2021, 21:36| Përditesimi: 17 Mars 2021, 22:52

  • Share

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Lezhë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ".

Një makinë është përplasur me një kamion, ku për pasojë  ka humbuR jetën shoferi i "Benzit", Eduard Grishaj 55 vjeç, banues në Shkodër. Aksidenti ka qenë i rëndë, ku siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ku makina është futur poshtë kamionit, duke e bërë të vështirë nxjerrjen e viktimës nga makina.

Viktima Eduard Grishaj ishte studiues dhe përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.

Drejtuesi i kamionit T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

1616017915_EduardGrishaj.jpeg

Viktima Eduard Grishaj

Ora 22:20
Aksidenti në Lezhë/ Kush është studiuesi në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër që humbi jetën (FOTO)

1616015804_eduardgrisha.jpg

Report Tv mëson se 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin rrugor në Lezhë është Eduard Grishaj, studiues, përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?