Makina përplaset me kamionin, ndërron jetë babai shqiptar i dy fëmijëve në Itali

13 Shkurt 2020, 19:41| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 19:44

  • Share

Një 25-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në zonën La Secca në Itali. Shqiptari Endri Zaimi, ishte duke udhëtuar me makinën  e tij, kur u përplas me një kamion , që i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme. 25-vjeçari, babai i dy fëmijëve, udhëtonte me një makinë tip Volvo V50 dhe u përplas 'kokë më kokë' me kamionin, që udhëtonte në drejtim të kundërt me të.

Nuk dihen arsyet e aksidentit, por përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi makina është shkatërruar plotësisht dhe kishte ngecur nën kamionin. Ekipeve të shpëtimit u është dashur shumë kohë për të nxjerrë trupin , për shkak të shtypjes së madhe që kishte pësuar makina.

Shqiptari po ktheje në shtëpi pas turnit të natës, ku e priste gruaja dhe dy fëmijët e tij, por që fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?