Foto ilustruese

Kronikë

Makina përplaset me bordurën në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

30 Korrik 2021, 20:42| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 21:27

  • Share

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Fikasit në Mullet.

Policia e Tiranës njofton se shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet, shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?