Makina përplaset me autobusin e udhëtarëve në Fier-Levan, krijohen radhë të gjata trafiku (VIDEO)

26 Korrik 2020, 09:49| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 09:55

  • Share

 Një aksident është rregjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Levan, që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar edhe pse dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Sipas raportimeve një mjet tip 'Peugeot' është përplasur me autobuzin e udhëtarëve Fier-Levan. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugës për gati 20 minuta duke krijuar radhë të gjatë trafiku.

Policia dhe ambulanaca kanë shkuar mennjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht pasi rezultoi pa të plagosur, kanë qëndruar vetëm uniformat blu të cilat po hetojnë shkaqet e plota të këtij aksidenti.

1595749362_aksident.jpg

Makina dhe autobusi që u përfshinë në aksident

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?