Foto ilustruese

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Fier, policia arreston drejtuesin e ‘Toyota’-s

25 Nëntor 2022, 19:57| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 19:59

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme 56 vjeçarin, P.L pasi gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30 teksa qarkullonte në aksin rrugor “Fier-Levan” ka përplasur këmbësorin Mystahak Hoxha i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin rajonal.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit”- thuhet në njoftimin e policisë

Ndërkohë materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale lidhur me ngjarjen e ndodhur.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?