Makina përplas motorin në Berat, plagoset një prej drejtuesve! Policia: Të dy janë me faj

5 Janar 2021, 14:38| Përditesimi: 5 Janar 2021, 14:52

  • Share

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat.

Një makinë tip Ford, me targa AA 423 DO, në tentativë për t’u futur drejt rrugës së burgut ka përplasur një motoçiketë, që qarkullonte pa targa e pa letra në rrugë.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës,46-vjeçari Arben Sadushi,i cili është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

 Mjekët konfirmojnë se 46-vjeçari Sadushi ka pësuar shembje në të gjithë trupin dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të Policisë Rrugore,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Sipas ekspertëve, edhe drejtuesi i automjetit Ford por edhe drejtuesi i motorit janë në faj. Ekspertët deklarojnë se drejtuesi i motorrit ishte duke qarkulluar në rrugë pa patentë, ndërkohë që edhe motori ishte pa letra.

Po kështu edhe drejtuesi i Fordit, 25-vjeçari Sajmono Çizmja, është kthyer gabim në një rrugë që nuk ka sens dhe as sinjalistikën përkatëse për kthimin e automjeteve. Policia po vijon kqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë 25-vjeçarin Saimono Çizmja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?