Vlorë/ Makina përplas motoçikletën, një i plagosur...shoqërohet në polici shoferja e 'Opelit'

13 Shkurt 2020, 16:31| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 16:41

  • Share

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur një person.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet tip "Opel", i cili drejtohet nga një grua ka përplasur një motoçikletë, e për pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Gjyqi i vjetër në Vlorë.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, teksa uniformat blu sqarojnë se është shoqëruar në polici drejtuesja e mjetit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjorme: 13/02/2020 17:02

    Jeta në Vlore eshte nje hiçe gje, jeta e njeriute në Vlore eshte bere e padurueshme, krime zaptime frikera rrembime allishverishe droge prostitucion etj. Njerese të liqe në Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?