Foto ilustruese

Makina përplas këmbësorin te 'Bajram Curri' dhe e bën për spital

2 Tetor 2020, 16:21| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 16:26

  • Share

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin "Bajram Curri", ku është plagosur një 65 vjeçar, i cili ka përfunduar në spital.

65 vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 02.10.2020, rreth orës 10:50, në bulevardin "Bajram Curri", mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i tij ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?