Foto ilustruese

Makina përplas këmbësoren në Gjirokastër, 53 vjeçarja dërgohet në spital! Policia shoqëron drejtuesin e mjetit

2 Dhjetor 2022, 19:00| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 19:02

  • Share

Një 53 vjeçare ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet tip “Benz” në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër.

53 vjeçarja, L.Z është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin 34 vjeçar A.Xh për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?