Makina përplas këmbësoren në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, ndërron jetë 20 vjeçarja

12 Tetor 2020, 20:11| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 20:34

  • Share

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Një makinë ka përplasur një 20 vjeçare, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur afër zonës së Krastës në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 20 vjeçarja Dershiana Tershana ka qenë duke kaluar rrugës bashkë me motrën e saj kur janë përplasur nga një automjet tip "Volkswagen".

Motra ka shpëtuar pa lëndime, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë 20 vjeçarja.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak 

Në unazën e qytetit Elbasan,  mjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1602526500_WhatsAppImage20201012at19.58.25.jpeg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?