Kronikë

E rëndë në Shëngjin/ 6-vjeçari po kalonte rrugën, përplaset për vdekje nga makina! Ndërron jetë në spital

18 Gusht 2021, 09:12| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 11:45

  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë paradites së sotme në qendër të Shëngjinit, ku një fëmijë 6 vjeç është përplasur nga një furgon teksa po kalonte rrugën dhe si pasojë ka humbur jetën.

Fëmija ka qenë i shoqëruar nga familjarët por një moment i keq, bëri që të shkëputej dhe të goditej fatalisht nga një furgon, drejtuesi i të cilit , Sh.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të thyejnë zemrë pamjet e rrugës pas aksidentit, pasi gjithçka që mbeti ishin vetëm lodrat e fëmijës.

Fillimisht fëmija është transportuar në spital për shërbimin e nevojshëm shëndetësor por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?