Polici përplas me makinë 12-vjeçarin me biçikletë, fëmija në gjendje të rëndë (VIDEO)

30 Prill 2020, 16:11| Përditesimi: 30 Prill 2020, 16:54

  • Share

Një fëmijë 12 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pasi biçikleta me të cilin po udhëtonte u përplas nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në orën 15:40 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur ura e Bulgarecit.

12-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin rajonal të Korçës. Drejtuesi i mjetit 'Opel' është punonjës policie në komisariatin e Maliqit, ndërsa në momentin e aksidentit ka qenë jashtë shërbimit.

Polici Dritan Lilollari duke drejtuar mjetin tip "Opel" është përplasur me një biçikletë që lëvizte një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Policia vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Komento

Komente

  • Kafsha: 01/05/2020 01:20

    Në princip nuk ka faj asnjë polic, asnjë çiklist, asnjë kembesor, asnjë femije apo plak...... faji eshte i prapambetjes qe la Shqiperine me rrugë kombetare te hapura nga pushtuesit për qellime ushtarake të cilat perfundojne neper qytete dhe ku fshatrat ndodhen buze rruges. Ideja e rruges kombetare e cila perfundon në qytet apo zona të banuara te gjendura në rrugë automobilistike kombetare, i përket vendeve të prapambetur. Në asnjë vend të zhvilluar rruga nacionale nuk perfundon direkt në qytet brenda por ajo “zbutet” nepermjet rrugeve dytesore, tretesore etj. Rruga kombetare eshte rruge shpejtesie prandaj në asnjë vend të zhvilluar rruga kombetare nuk perfundon direkt në qytet apo fshatra të jene afer saj.

    Përgjigju
  • Shaban: 30/04/2020 19:29

    a kane ndalim qarkullimi ne bulgarec???

    Përgjigju
  • Mondi: 30/04/2020 16:55

    Keto policat kshu ecin si te fort . Gjith shpejtesi dhe pa respektu regullat se gjoja polic .. lloj lloj injoranti eshte vesh polic . Te kalbet ne burg nqs del fajtor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?