Foto ilustruese

Makina përplas 70 vjeçarin me biçikletë në rrugën Fushë Krujë-Thumanë! I moshuari plagoset në kokë dhe kraharor, transportohet tek ‘Trauma’

6 Mars 2023, 16:56| Përditesimi: 6 Mars 2023, 17:00

  • Share

Ali Xaka, 70 vjeç, është përplasur nga një automjet teksa ishte në lëvizje me biçikletë në afërsi të Borizanës në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Thumanë.

I moshuari ka pësuar dëme të shumta në kokë dhe kraharor, por ndihmën e parë ia ka dhënë drejtuesi i mjetit, i cili e ka transportuar menjeherë në Urgjencë. Një ambulancë e ka dërguar 70-vjeçarin pranë Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia po punon për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?