Makina përplas 4-vjeçarin në Elbasan! I mituri transportohet drejt spitalit, shoferi shoqërohet në komisariat

19 Tetor 2022, 16:24| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 16:46

  • Share

ELBASAN- Një i mitur 4-vjeçar është përplasur nga një automjet tip ‘Volksëagen’ pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘5 maj’ ku drejtuesi i mjetit 26-vjeçar, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.

Aktualisht i mituri ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 19/10/2022 16:30

    Shofera qe nuk njohin rregullat e qarkullimit ecin si te cmendur ne qendrat e banimit duke hequr vemendjen nga drejtimi makines.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?