Makina përfundoi në humnerë në Vlorë, ARRSH vendos barrierat 5 ditë pas aksidentit

19 Prill 2023, 16:42| Përditesimi: 19 Prill 2023, 20:04

  • Share

5 ditë pas aksidentit me dy të plagosur në rrugën e Lumit të Vlorës barrierat anësore të rrugës në fshatin Brataj janë vendosur tashmë. Barrierat në rrugë nuk kanë mbajtur asgjë dhe janë shkatërruar menjëherë duke mos garantuar aspak sigurinë e 2 personave fatkeq në makinë të cilat përfunduan në humnerë.

Barrierat kanë qenë të vendosura nè zhavor dhe situata ishte problematike për shkak të rrezikshmërisë që krijohej. Vendosja e barrjerave nga ARRSH pritet ta bëj qarkullimin e automjeteve në këtë aks më të sigurt.

Kjo erdhi pesë ditë pas aksidentit në rrugën e Lumit të Vlorës, ku mbetën të plagosur 2 të moshuar. Makina tip 'Opel Corsa' ra në zonën e fshatit Brataj në lumin e Vlorës, dhe 2 personat që udhëtonin morën plagë të rënda.

Reagime të shumta pati për barrierat mbrojtëse anës rrugës që në fakt kanë funksion mbrojtës por në rastin e aksidentit të Vlorës, makina nuk pati asnjë mbrojtje por fluturoi në humnerë dhe përfundoi e përmbysur. Barrierat në rrugë nuk kanë mbajtur asgjë dhe janë shkatërruar menjëherë duke mos garantuar aspak sigurinë e drejtuesve të mjeteve. Barrierat kanë rënë në humnerë bashkë me makinën.

Kujtojmë se Rruga e Lumit të Vlorës i ka kushtuar buxhetit te shtetit mbi 10 miliardë lekë dhe punimet kanë përfunduar në vitin 2022.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?