VIDEO/Makina përfshihet nga flakët, momentet dramatike kur shoferi shpëtohet nga kalimtarët!

23 Prill, 09:38| Përditesimi: 23 Prill, 10:17

  • Share

Ky është momenti i cili tregon se si drejtuesi i një mjeti u shpëtua nga kalimtarët, pasi makina e tij mori flakë.

Ngjarja ndodhi të enjten (18 prill) në një autostradë në Minesota, SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Pas devijimit nga rruga, makina goditi shtyllën elektrike dhe mori flakë.

Kalimtarët që po kalonin aty ndaluan për ta shpëtuar. Pasi thyen dritaren e krahut të shoferit e nxorën këtë të fundit  nga makina. Ata e dërguan në spital dhe fatmirësisht raportohet se shoferi nuk ka marrë lëndime serioze.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?