Tym e flakë, shkrumbohet makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës! Plagoset shoferi (VIDEO)

16 Qershor 2022, 20:07| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 20:20

  • Share

TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje e sipër në autostradën Tiranë- Durrës, pranë një karburanti përballë QTU.

Si pasojë, mjeti është djegur  plotësisht ndërsa ka mbetur i plagosur shoferi me iniciale B.K.,

Report Tv, ka siguruar pamje nga momenti ku makina është shkrumbuar totalisht në flakë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?