Makina e djegur në Lezhë

Makina luksoze shkrumbohet plotësisht në Lezhë, shpëtojnë dy të rinjtë, dyshohet se mori flakë në lëvizje (FOTO)

22 Korrik 2022, 20:55| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 21:12

  • Share

LEZHË- Një automjet është shkrumbuar nga zjarri në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gziq të Mirditës.

Sikurse mund të shihet nga pamjet, makina luksoze ku udhëtonin dy të rinj është e shkrumbuar totalisht dhe ka mbetur prej saj vetëm struktura metalike. Paraprakisht, dyshohet se makina ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse por ka qenë tepër vonë për të shpëtuar makinën pasi është shkrumbuar plotësisht, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pa marrë lëndime.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?