Makina gjermane e vitit vjen në Shqipëri! Cilët janë VIP-at që e testuan?

30 Nëntor 2023, 16:01| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 16:18

  • Share

Volkswagen ID 7 është përzgjedhur makina e vitit 2024 në Gjermani dhe përpara se të bëhet e disponueshme për të gjithë shqiptaret të parët qe e testuan ishin figura të njohura si artistë e gazetarë si Drini Zeqo, Arbër Cepani, Marsela Cibukaj dhe Evi Reci. Gjatë këtyre ditëve miqt e Vw eksploruan peizazhet piktoreske, duke shfaqur aftësitë elektrike të ID.7 në një përvojë që pushtoi rrjetin.

ID7 është tashmë një nga modelet kryesore të Volkswagen, i përshtatshëm për familje të cilat duan të përmirësojnë stilin e tyre të jetesës dhe të përjetojnë një standard të lartë transporti elektrik dhe në harmoni me mjedisin. Me një autonomi mbresëlënëse, ID.7 ofron një sens të ri lirie në disa kilometra autonomi shtesë.

Përvec autonomisë, Volkswagen ID.7 ofron një vizion të ri teknologjik, me një interior të bollshëm, aftësi karikimi të shpejtë dhe kontrolle intuitive që e bëjnë çdo moment të udhëtimit një përvojë premium. Shembull? Me vetëm një frazë të thjeshtë asistenti i ri zanor "IDA" rregullon klimatizimin e automjetit tuaj.

Edhe në testimin që bënë VIP-at shqiptarë, eleganca e dizajnit të ID.7 la një përshtypje në cdo destinacion ku kalonte, nëpër peizazhet piktoreske nga deti në mal.

Lajmi emocionues për shqiptarët është se shumë shpejt, makina gjermane e vitit do të jetë e disponueshme për tregun vendas, përmes distributorit zyrtar, Volkswagen Albania.

Kështu, le të bëhemi gati për të siguruar vendin tonë në të ardhmen e vozitjes, ku Volkswagen ofron rehati në automjete miqësore me mjedisin, me autonomi që largon përfundimisht “merakun” e karimit dhe të përshtatura për rrugët e Shqipërisë

B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?