Një aksident tragjik i ka marrë jetën 60 vjeçarit shqiptar Agron Gjata në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Teramo të Italisë ku 60 vjeçari me mjetin tip “Nisan” tentoi të parakalonte por gjatë tentativës së tij u përplas me një furgon dhe makina e tij u përmbys disa herë derisa u përplas me mjetin tip ‘Fiat punto” drejtuar nga 59 vjeçari Ascoli Piceno.
Pavarësisht dërgimit në spital, shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe pronari i makinës Fiat. Ndërsa drejtuesi i furgonit, fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime, shkruajnë mediat e huaja.
Komento