Foto ilustruese

Makina del nga rruga në Dukat, përplaset me murin rrethues të banesës! Humb jetën drejtuesi, plagosen 2 pasagjerët

9 Gusht 2020, 17:48| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 18:38

  • Share

VLORË-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 personave të tjerë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Dukat të Vlorës. Makina me targë AA824 VG ka dalë nga rruga në vendin e quajtur kthesa e fushë Dukatit-Orikum dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj dhe kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerët.

Drejtuesi i mjetit Renato Shpata 25 vjeç banues në Korçë ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa 2 të plagosurit ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në orën 15:50, ku 25-vjeçari duke drejtuar automjetin së bashku me dy pasagjer ka humbur kontrollin dhe si pasoj është përplasur me murin rrethues të një banese.

Policia vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?