Foto ilustruese

Makina del nga rruga në aksin Përmet-Çarçovë, plagosen dy të moshuarit

24 Dhjetor 2021, 16:55| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 16:58

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Përmet-Çarçovë.

Burime bëjnë me dije se një mjet tip 'Mitsubishi' me drejtues E.T., 47 vjeç ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë plagosur dy pasagjerët, M.Q., dhe E.Q., përkatësisht 74 dhe 70 vjeç.

Sipas raportimeve të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?