Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 4 pasagjerë (VIDEO)

17 Qershor 2020, 22:57| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 23:00

  • Share

Katër pasagjerë që po udhëtonin me një makinë 'Ford Focus' u plagosën si pasojë e një aksidenti në rrugën Levan-Tepelenë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, kur makina me drejtues shtetasin V.S doli nga rruga.

"Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërkohë gjatë ditës së sotme disa aksidente kanë ndodhur në Elbasan, Peqin dhe Tiranë, ku një person mbeti i vrarë dhe dy vajza që po udhëtonin me biçikletë u plagosën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?