Viktima, Bajzit Thaçi dhe makina e aksidentuar

FOTO/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, ndërron jetë 28-vjeçari në Kavajë

16 Nëntor 2023, 21:15| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 13:09

  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, në Kavajë. 

Paraprakisht dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe Benz-i doli nga rruga duke i marrë jetën 28 vjeçarit. 

"Në aksin rrugor  "Gosë-Vilë Bashtovë", shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?