Makina 'BMW X6' iu shkrumbua në parkim, flet biznesmeni në Pogradec: Nuk kam asnjë konflikt

7 Tetor 2020, 13:20| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 14:23

  • Share

Makina e biznesmenit nga Pogradeci Alfred Cenkollarit, u shkrumbua nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Cenkollari është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pronari i mjetit "BMË X6", ka deklaruar se sipas tij zjarri ëhstë aksidental.

Ai ka mohuar të ketë konflikte, duke përjashtuar mundësinë e një zjarr vënie të qëllimshme.

Sipas po të njëjtave burime, Cenkollari është shprehur se ditën e parë e ka përdorur makinë  për një kohë të gjatë, çka sipas tij mund të ketë sjellë një defekt në makinën e tij.

Ndërkohë mësohet se janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe nga ana e grupit hetimor është duke u punuar mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në makinën e biznesmenit.


Lajmi kryesor:

Publikohen pamjet e djegies së makinës 'BMW X6' në Pogradec, flet biznesmeni: Ngjarja aksidentale, nuk kam asnjë konflikt (Foto-Video)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?