Makina bllokohet në mes të dëborës në Dibër, të rinjtë ‘luftë’ me lopata për të hapur rrugën, por nëna e ish-deputetit të PD-së vdes rrugës për spital

15 Shkurt 2021, 12:18| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 15:04

  • Share

Ditën e djeshme një e moshuar në fshatin Limnjan ka patur nevojë për t'u trasportuar në spitalin e Peshkopisë.

Përpjekja e banorëve të cilët shihen duke hapur rrugën me lopata dhe duke shtyrë foristradën, por në fund përpjekja rezultoi fatale për të moshuarën e cila humbi jetën dhe nuk mundi të vinte në spitalin e Peshkopisë.

Report Tv sjell video nga përpjekja e të rinjve, teksa mësohet se viktima është nëna e ish-deputetit demokrat Sali Shehu.


Lajmi kryesor:

Pas borës, ngricat 'pushtojnë' vendin! ARRSH: Këto janë akset më problematike! Pas orëve të tëra në pritje, zhbllokohet një korsi në Qafë Thanë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?