Mjeti i djegur në Vlorë

Makina bëhet shkrumb në Bypass-in Orikum-Vlorë! Temperaturat e larta shkaktojnë shkëndijë elektike në motor (FOTO)

31 Korrik 2022, 18:40| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 18:59

  • Share

VLORË- Një makinë tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në bypassin Orikum-Vlorë.

Siç duken edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti është shkrumbuar në pjesën e tij të parme ndërsa raportohet të jetë djegur pranë rrethrrotullimit të fshatit Tragjas.

Mjeti ishte duke ngjitur këtë aks rrugor dhe nga  temperaturat e larta ka pësuar shkëndijë elektrike në motor. Drejtuesi i makinës ka ndjerë tym dhe më pas flakën dhe fatmirësisht nuk është lënduar. Ai ka dalë nga makina me shpejtësi. Edhe pse zjarrfikësit kanë mbërritur makina është shkrumbuar pothuajse e gjitha. 

Ky është një rast i përsëritur në Vlorë ku mjetet në ecje por edhe të parkuara shkrumbohen nga flakët, edhe pse kryesisht kanë qenë defekte teknike dhe temperaturat e larta.

Makina e përfshirë nga flakët

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/07/2022 23:43

    Ka harruar t'i jape (hedhe) uje gomarit (makines)!Nxehte eshte dhe ketu ku jetojme,difekte ne makina ka dhe ketu,por asnjehere nuk kemi degjuar,apo pare per makina qe shkrumbohen si ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?