Makarona të mbushura me spinaq dhe rikota nga zonja Vjollca

21 Dhjetor 2020, 10:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 10:19

  • Share

Makarona të mbushura me spinaq dhe rikota

Përbërësit:

600 gr spinaq ( 300 gr  i ngrirë)

pak vaj ulliri

kripë

400 gr Rikota

50 gr djath parmixhano

arrëmoskat

1 vezë e plotë

300 gr makarona guackë ( conchiglioni)

2 thelpinj hudhër

400 gr pure domate star

203 gjethe  borzilok i freskët

sherebel

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë spinaqin dhe e ziejmë për 1 minutë, e kullojmë e shtrydhim dhe e presim shumë hollë ose mund të përdorim spinaqin të ngrirë  300 gr. në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë në të spinaqin dhe e kaurdisim atë 2-3 minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper, si dhe arrëmoskat. Në njëtas vendosim rikoën, shtojmë spinaqin, parmixhano 1/2  dhe vezën I përziejmë të gjtihë këto përbërës deri sa të lidhen bashkë, kripë, piper, arrëmoskat. Në një tenxhere me ujë të valuar, kripë, ziejmë makaronat për 7 minuta aledente, I kullojmë ato dhe shtojmë 1 lugë gjelle vaj ulliri. Në një tigan të thellë salcë ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri, vendosim 2 thelpinj hudhra, shtojmë purenë e domates, borzilokun dhe e lëmë të marrë vaslë në temperaturë të ulët për 10 minuta. Largojmë hudhrat në fund. në tepsinë që do të pjekim fillimisht shtrojmë si bazë purenë e domates.

Mbushim makaronat guackë me spinaqin me rikota dhe i vendosim mbi salcën e shtruar në tepsi në fund i pudrosim në parmixhano të grirë dhe i vendosim në furrë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?