Makarona me mish viçi nga zonja Albana

10 Qershor, 11:16| Përditesimi: 10 Qershor, 11:18

  • Share

Makarona me mish viçi

Përbërësit:

  • 1 pako makarona guackë
  • 3-4 racione mish viçi
  • 1 qepë
  • 1 kokë hudhër
  • 2 karrota
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • Kripë, piper
  • Majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë të vegjël, e kaurdisim duke shtuar pak ujë dhe salcën e koncentruar. Shtojmë qepën e prerë imët sikurse dhe një kokë hudhër me karrotat e prera në shkopinj. I lëmë të ziejnë dhe kur të jenë të bëra shtojmë makaronat duke i kaurdisur me atë pak lëng që ka mbetur. Më pas shtojmë pjesën e ujit të valuar. Rregullojmë shijen me erëzat dhe majdanoz nëse dëshirojmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?