Makarona me brokoli dhe djathë nga zonja Albana

17 Janar, 12:05| Përditesimi: 17 Janar, 12:07

  • Share

Makarona me brokoli dhe djathë

Përbërësit:

  • 320 gr makarona
  • 1 kokë brokoli
  • 200 ml pana
  • 60 gr djathë kaçkavall
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim brokolin për pak minuta në ujë të vluar, më pas e largojmë dhe në po atë ujë hedhim makaronat dhe i lëmë të ziejnë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Ndërkohë brokolin e vendosim në një blender ku shtojmë panën, kripën, piperin dhe një pjesë të djathit të grirë. E frulatojmë dhe peston e krijuar e vendosim në një tigan me pak gjalpë. Shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave, hedhim makaronat i lëmë për 1 minutë të lidhen me salcën dhe më pas i shërbejmë të ngrohta spërkatur me pak djathë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?