Majonezë shtëpie nga zonja Albana

23 Shkurt, 12:08| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:12

  • Share

Majonezë shtëpie

Përbërësit:

  • 2 të verdha veze
  • 250 ml vaj kikiriku / luledielli
  • 1 lugë kafeje uthull të bardhë
  • Lëngun e 1/2 limoni
  • Pak kripë
  • Pak piper të bardhë

Përgatitja:

Gjëja kryesore që duhet përpara se të fillojmë përgatitjen e majonezës është që vezët dhe vaji duhet të jenë të temperaturës së ambientit dhe të verdhat e vezëve duhen ndarë mirë nga të bardhat. Marrim një enë qelqi të madhe në të cilën hedhim të verdhat e vezëve. Shtojmë pak kripë dhe pak piper të bardhë sipas dëshirës. Shtojmë gjithashtu edhe uthullën. Fillojmë të rrahim përbërësit me një rrahës elektrik. Më pas fillojmë të hedhim vajin gradualisht me ngadalë. E trazojmë me rrahësin elektrik gjithmonë në të njëjtin drejtim derisa të kemi shtuar të gjithë vajin dhe të kemi arritur një masë të trashë. Në fund duke vijuar rrahjen shtojmë edhe lëngun e limonit. Pasi kemi realizuar një masë homogjene dhe të trashë e vendosim në vazo në frigorifer.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?