Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në kampionatin e xhudos në Tel Aviv

18 Shkurt 2021, 22:35| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 22:37

  • Share

Majlinda Kelmendi e ka mbyllur në vendin e tretë turneun e xhudos, të zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit. Xhudistja nga Peja mori dy fitore të vështira, duke arritur në gjysmëfinale ndaj britanikes, Chelsea Giles.

Kjo e fundit e surprizoi kampionen olimpike dhe e mundi, duke siguruar kalimin në finale. Pas eliminimit, Kelmendi do duhej të zhvillonte ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj belges, Charline Van Snick.

Kjo e fundit nuk u paraqit në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi, duke i dhuruar fitoren në tavolinë Kelmendit, e cila del e treta në këtë turne, teksa në fillim të kompeticionit pretendonte medaljen e artë.

Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?