Majko përplaset me Berishën: Para se të merreni me patronazhistët e PS, shikoni ato të San Peterburgut! Ish-kryeministri: Dosjen ja mbylli Rama

6 Tetor 2022, 14:40| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 15:21

  • Share

Deputeti Pandeli Majko iu përgjigj Sali Berishaës lidhur me akuzën për patronazhistët e Partisë Socialiste. Sipas Majkos, në vend që të merren me patronazhistët e PS-së, demokratë duhet të merren me akuzën për marrjen e parave ruse.

“A e aktivizon Shqipëria nenin 4 apo jo, është diskutim i hapur. Besoj se edhe Berisha ndan të njëjtin opinion që akti i Iranit është një akt terrorist. Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-së. Unë jam dakord që opozita të ketë reflektime të natyrave të ndryshme lidhur me patronazhistët e PS. Para se të merreni me patronazhistët e PS është mirë të merreni me patronazhistët e San Peterburgut. Kjo është një çështje që ka prekur thellësisht disa parti në vende të BE-së dhe anëtare të NATO-s. E mirëkuptoj faktin që drejtuesit e PD që janë në godinë aktualisht po e auditojnë, por kjo më duket ende histori e debatit të brendshëm në PD. Ajo që duhet të trajtohet shumë seriozisht është fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare”, tha Majko.

Po Berisha mohoi që të kenë marrë para, ndërsa rikujtoi se kanë ngritur një komision auditimi për Bashën për të hetuar në lidhje me paratë e marra nga Rusia.

‘PD s’ka marrë asnjë qindarkë nga një ven d që e ka pozicionuar si armik të çështjes kombëtare shqiptare. Ka ndodhur që ish-kryetari është akuzuar një herë nga media e tani nga SHBA, për këtë është ngrit një komision që të bëj hetim gjitha. Dosjen e mbylli Edi Rama. Kupton sa qesharakë dhe të pacipë kanë qenë me hetimin e një çështje. E bëri për të marrë peng Bashën.’- u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Përplasje në Kuvend për financimin rus në PD/ Spiropali: Ngritët Auditin për të gjetur rublat në xhepat e Bashës! Berisha: Dosjen e mbylli Rama (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?