FOTO/ Mahniti të gjithë me stilin e veshjes, Marina Vjollca shkëlqen në Javën e Modës në Milano

22 Shtator 2023, 20:38| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 20:43

  • Share

Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila së fundmi ka marrë pjesë në Javën e Modës në Milano, duke mahnitur të gjithë me stilin e saj të veshjes.

Ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit, ku shihet e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata të cilin e kishte përshtatur me një jelek të bardhë.

Moderatorja mori pjesë në sfilatën e markës “Moncler” të Pharrell.

Po ashtu si akesorë kishte vendosur një kapele me shkëlqim dhe rruaza lëshuar sipër fytyrës që i mbulonin sytë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?