Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani

'Magjia' holandeze dhe Sheva me Kaka, 'yjet' që u blenë nga Berlusconi! Galliani: Boshllëk që s'mbushet kurrë

12 Qershor 2023, 12:03| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 12:04

  • Share

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. "Kavalieri" për 31 vite nën drejtimin e kuqezinjve fitoi 29 trofe, mes të cilëve 5 Champions League. Veç trofeve të shumtë, Silvio ishte edhe një nuhatës i elementëve të talentuar në futboll, disa prej të cilëve i afroi në ekip. Ai ishte presidenti më i suksesshëm dhe më jetëgjatë në historinë e kuqezinjve dhe ka investuar një total prej rreth 900 milionë eurosh.

Emra si Gullit dhe Van Basten ishin pjesë e Milanit, duke mos harruar as holandezin tjetër, Rijkaard. Maldini, Nesa, Pirlo, Seedorf, Rivaldo, Shevchenko, Inzaghi, Kaka apo edhe Pato e Ibrahimovic, shkëlqyen te Milani në epokën e Berlusconit. Këta janë vetëm disa nga "xhevahirët" e Milanit që bënë karrierë në kohën kur Berlusconi ishte në krye të ekipit.

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Italisë, miku më besnik dhe bashkëpunëtori më i afërt, Adriano Galliani ka thënë se është një "boshllëk që nuk do mbushet kurrë".

“Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, përgjithmonë me ne. Faleminderit për gjithçka President”, është shprehur administratori i deleguar aktual i Monzës.


Lajmi kryesor:

Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?