‘Magic Show’, bota e magjisë ‘zbret’ në teatrin e Fierit

24 Gusht 2023, 15:18| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 15:25

  • Share

Bota e magjisë dhe arti i iluzionit ndërthurura me humorin e parodistëve të Vlorës dhuroi këtë herë emocione të bukura në teatrin “Bylis” në Fier përmes shfaqjes “Magic Show” të prestigjiatorit dhe iluzionistit Edmond Muraj.

Nën lojën dhe truket e magjistarit prestigjatori Edmond Murraj me larminë e numrave tërhoqi vëmendjen e spektatorëve që gjatë gjithë numrave të magjishëm të tij shprehën emocione me duartrokitje.

Në jo pak raste protagonistë të numrave të prestigjiatorit  të talentuar u bënë dhe vetë vogëlushët.

Spektaklit të vërtetë nuk i munguan këngët dhe humori brilant i parodistëve të Vlorës Afrim Agalliu, Agron Hamo, ndërsa i ftuar ishte dhe aktori i humorit fierak, Vasil Vaso dhe kengetarja Kristel Qari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?