Maestro Zhani Ciko rrëfen në 'Esencë' periudhat e jetës që kanë dashur guxim: Gjithmonë kam llogaritur dështimin

23 Nëntor 2022, 19:10| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 19:15

  • Share

TIRANË- Në këtë takim të radhës të "Esencë" ishte maestro Zhani Ciko. Një prej profesionistëve më fisnikë, fin dhe elegant. Një karrierë e gjatë dhe dedikim ndaj muzikës, që gjenezën e ka në fëmijëri. Ai e konsideron këtë periudhë si një bosht të rëndësishëm të jetës së tij. Prindërit e kanë angazhuar artistikisht që në vogëli, ndërsa ai nisi të studionte violinë në moshën 5-vjeçare.

Ishte vetëm 24 vjeç kur iu besua një pozicion i rëndësishëm, ai i drejtorit artistik të Teatrit të Operas. Një angazhim që u pasua me dyshime për shkak të moshës.

"Jam treguar i guximshëm në punën time, e kam thënë fjalën time pa bërë kompromise"- tregon ai.

Gjimnazi i Patosit mban emrin e Zhani Cikos, si një nderim për figurën e tij, për 3 vitet riedukim që kaloi në atë qytet për mendime anti-konformiste.

Shtypi i kohës, qëllimisht nuk shkroi asokohe asnjë artikull për punën e tij. Mes kujtimeve dhe shfaqjeve ai sjell edhe prezencën e shumë artistëve italianë në Shqipëri, në fillimet e demokracisë.

Për sfidat dhe vështirësitë ndër vite ai shprehet: "Gjithë jetën time kam llogaritur dështimin".

Mes të tjerash ai përmendi edhe konceptin e ri të logos së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të cilën shpreh skepticizëm. Ai ka mbështetur artistë, sot të rëndësishëm në muzikë, të hedhin hapat e parë. Prej tyre këngëtarë që kanë dalë nga "Ethet e Së Premtes Mbrëma". Këngëtarët Klajdi Musabelliu, Orgesa Zaimi dhe Vesa Luma i dërguan video mesazhe të ngrohta maestros, duke ndarë përjetimet dhe kujtimet e tyre me të.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?