Ministri Hasani me homologun spanjoll

Madrid, ministri Hasani takohet me homologun spanjoll, firmoset Memorandumi i Mirëkuptimit

15 Mars, 15:41| Përditesimi: 15 Mars, 15:46

  • Share

MADRID - Ministri i Jashtëm Igli Hasani u takua ditën e sotme me homologun spanjoll Jose Manuel Albares.

Në një postim në rrjetin social X, Hasani ka ndarë disa momente nga takimi përmbyllës i vizitës së tij në Spanjë.

Hasani shkruan se u diskutuan tema dypalëshe për dialogun politik dhe ku Akademitë Diplomatike të Spanjës dhe Shqipërisë firmosën një Memorandum Mirëkuptimi.

'Duke e mbyllur vizitën time zyrtare në Spanjë me një takim konstruktiv me homologun tim @jmalbares.

Ne riafirmuam lidhjet tona të forta dypalëshe, diskutuam përparimin në dialogun politik dhe u fokusuam në shfrytëzimin e mundësive të reja në sektorët e turizmit, energjisë dhe mbrojtjes.

Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar sot ndërmjet Akademive tona Diplomatike do të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet shërbimeve tona diplomatike.

Falënderoj Spanjën dhe Ministrin Albares për mbështetjen e tyre të zëshme për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.'

Me këtë takim Hasani ka përmbyllur vizitën e tij në Spanjë. Më herët ai u takua me një grup studentësh ndërkombëtar që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vijuar programet e tyre të studimit.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?